Partia opozitare e LSDM-s, thotë se në 100 ditët e para të qeverisë paga mesatare është ulur për 1000 denarë. Sipas kësaj partie, ky është rezultat i politikës së gabuar ekonomike të qeverisë aktuale të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së. “Qeveria nuk e realizoi as premtimin për pagën minimale, duke treguar se nuk i intereson për punëtorët. Mësimdhënësit dhe edukatorët, kanë marrë rritje vetëm prej 0.7 për qind në vend të 12 për qind. Kjo tregon një degradim të plotë të punëtorëve dhe dinjitetit të tyre. Qeveria e Mickoskit nuk arriti t’i mbrojë qytetarët nga çmimet e larta. Masat janë të vonuara dhe pa efekt, ndërsa interesi i tregtarëve duket se është më i rëndësishëm se interesi i qytetarëve” thuhet në reagimin e LSDM-së. /Alsat.mk
Lajme LSDM: Paga mesatare është ulur për 1000 denarë