Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) përmes një komunikate për media ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, pas takimit të tij në Qeveri me Asmir Jahoskin, pronarin e kompanisë „Pucko Petrol“ dhe figurë e afërt me BDI-në.
Sipas LSDM-së, kjo vizitë dëshmon hipokrizinë e radhës së VMRO-DPMNE-së, parti e cila për vite me radhë e ka sulmuar ashpër Jahoskin.
Rasti i mazutit në TEC Negotinë
Opozita gjithashtu rikujton se në mars të vitit të kaluar, Jahoski ishte i arrestuar dhe u dërgua në paraburgim si i dyshuar në lidhje me skandalin e furnizimit me mazut për TEC Negotinë.
LSDM pyet nëse ky takim në Qeveri nënkupton mbylljen e rasteve gjyqësore në këmbim të marrëveshjeve politike dhe biznesore mes partnerëve të rinj të fshehtë.





