LSDM ngre shqetësimin: E majta po e kërcënon rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Partia në pushtet thotë se partia politike e Majta është populiste dhe kërcënon rrugën evropiane dhe përparimin e vendit. Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin:

“E majta me populizmin e saj të rrezikshëm, retorikën anti-NATO dhe anti-BE po bëhet një faktor më i fortë për të rrezikuar rrugën evropiane dhe përparimin e shtetit.

E majta, e lindur nga lëvizjet për drejtësi dhe barazi sociale, duke luftuar për vota, ka ndryshuar tërësisht drejtim dhe është kthyer në një të djathtë të rrezikshme, që përpiqet t’u shesë qytetarëve populizëm të lirë.

Rreziku për të ardhmen e gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme është që Apasiev ta marrë plotësisht peng Mickoskin, i cili e ka dëshmuar veten si një politikan i dobët pa qëndrim dhe vizion dhe VMRO-DPMNE-në e shpërfytyruar ideologjikisht.

Zjarrvënësve nga e majta, me peng Mickoskin dhe VMRO-DPMNE, duan ta kthejnë shtetin në pasiguri dhe izolim, me ndarje të brendshme të qytetarëve.

LSDM dhe qytetarët nuk do të lejojnë që e ardhmja e vendit të kërcënohet nga e majta e rrejshme dhe pengu i tyre.