Nëpërmjet një kumtese të LSDM-së thuhet se për 11 vjet, VMRO-DPMNE ka ndërtuar barok të rremë, përmendore dhe palma dhe pasuronte të parët e partisë, ndërsa punëtorët, sipas LSDM-së, zhyteshin në varfëri.
“Pallati i bardhë shkilte dinjitetin e njerëzve, i mbante pagat e ngrira, ndërsa punëtorët i trajtonte si fuqi e lirë punëtore”, thonë nga LSDM duke theksuar se në kohën e VMRO-DPMNE-së, vendi është promovuar si parajsë për fuqi të lirë punëtore.
Sipas tyre, në kohën e VMRO-DPMNE-së, punëtorët kanë marrë 8.900 denarë pagë minimale.
“Me vite nuk e rritën pagën minimale, ndërsa LSDM kur rriti pagën minimale, VMRO-DPMNE kundërshtoi me arsyetimin se do të ketë largime nga puna. VMRO-DPMNE ka bllokuar të gjitha ligjet që ishin në interes të rritjes së pagave, duke dëshmuar se është parti kundër punëtorëve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.






