LSDM: Ndarjet, grindjet dhe përplasjet e brendshme në VMRO janë vetëm për para dhe tender

Opinioni në këto ditë është dëshmitar i akuzave të ndërsjella në VMRO-DPMNE për krim dhe për tenderin 136 milionë euro në Qytetin e Shkupit, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje thonë se derisa po vazhdon grindja në relacionin VMRO-DPMNE-Arsovska për para dhe tender, në vetë partinë opozitare po ndodhin përçarje dhe përplasje të brendshme.

Nga LSDM shtojnë se ata vetë bëjnë deklarata të ndryshme nga Mickoski për ndryshimin e Kushtetutës dhe kundër referendumit. Ata vetë thonë se Mickoski ka qenë i tretur dhe duhet të japë dorëheqjen.

“VMRO-DPMNE ka një numër të madh problemesh që duhet ti zgjedhin, por ajo që është humbëse është se tek ata nuk ka reformim të partisë, por krimilanizohet edhe më shumë”, akuzojnë nga LSDM.