LSDM: Mickoski t’i përgjigjet kërkesës për “branitellat”

Mickoski sërish u gjunjëzua para Gashit, i cili nuk respekton Rregulloren e Ligjit për Mbrojtësit, akuzojnë nga LSDM.

“Sipas Rregullores së Kuvendit, pasi kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti, dje nuk caktoi debat për këtë ligj brenda 24 orëve, Afrim Gashit e ka obligim ta bëjë këtë.

Gashi meqë për sot ka caktuar seancën e Komisionit për Financim dhe Buxhet lidhur me huamarrjen nga banka hungareze, duhet të caktojë edhe seancën e këtij komisioni.

A do të gjunjëzohet sërish Mickoski dhe do të mbyllet para Gashit për injorimin e Rregullores për arsye politike? A do të injorohen “branitellat” për të shpëtuar Gashin dhe dëshirat e VLEN-it?

Nëse Mickoski thotë se duhet të ofrojë mbështetje të qartë për branitellat, këtu është mundësia e tij për ta dëshmuar atë. Le ta thërrasë Gashin që ta vendosë Ligjin në komision”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.