LSDM: Mickoski pranoi se me vite qytetarët e Gostivarit kanë pirë ujë të ndotur

Hristijan Mickoski dje deklaroi publikisht: ‘Besoj se për herë të parë pas shumë viteve qytetarët do të shfrytëzojnë ujë që është plotësisht i rregullt nga ana bakteriologjike.’ Me këtë fjali kryeministri pranoi publikisht: Më shumë se dy vjet, ndërsa VMRO-DPMNE ka pushtet absolut, uji në Gostivar nuk ka qenë i rregullt nga ana bakteriologjike.

Dy vjet e kanë ditur. Dy vjet kanë heshtur. Dy vjet qytetarët kanë pirë ujë të ndotur. E uji ende nuk është plotësisht i rregullt“, njoftuan sot nga LSDM.

​Nga partia thonë se „pas hiperklorinimit është shfaqur një bakter i ri, deklaroi Hristijan Mickoski. Ministri Klekovski premtonte se deri në fund të javës do të jetë i sigurt. Ende po presim konfirmim zyrtar. Ende nuk janë dorëzuar as dokumentet se kush ka nënshkruar që uji është teknikisht i rregullt për larje, ndërsa qytetarët e shfrytëzojnë atë“.

​„Gostivari nuk është rast i izoluar. Probleme me ujë jo të rregullt ka në dhjetëra vendbanime në gjithë Maqedonisë. A ka ditur edhe për vendet e tjera në Maqedoni? Ky tender-patriot, Mickoski, shkon në ekskursion në Belgjikë, edhe pse u porosit qytetarëve të Maqedonisë, për shkak të izolimit në të cilin e solli shtetin, të kalojnë pushimet në Maqedoni – në male dhe liqene. Shkon në ekskursion ndërsa gjysma e Maqedonisë po përballet me probleme me ujë jo të sigurt për pije. Në Gostivar ka epidemi të verdhëzës. Për ndotjen e Lepencit dhe Vardarit – nuk ka përgjegjësi të konfirmuar, ashtu siç nuk ka përgjegjësi të konfirmuar as për shumë raste të tjera që tronditën Maqedoninë. Mickoski do me të prezantohet si shpëtimtar. Në vend të kësaj – publikisht pranoi vepër penale“, është qëndrimi i LSDM-së.