LSDM: Mickoski është peng i Apasievit

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se “E majta” dhe OBRM-PDUKM po përpiqen me çdo kusht të rrezikojnë rrugën evropiane të vendit.

Sipas tyre, “E majta” synon të krijojë kaos në vend.

“Ata janë edhe më të rrezikshëm sepse kanë marrë peng Hristijan Mickoskin dhe VMRO-në e zhveshur. Mickoski konkurron me të majtën në populizëm dhe radikalizëm, në dëmtimin e qytetarëve. Hristijan Mickoski dhe Dimitar Apasiev janë një kombinim për kaos dhe shkatërrim.

“Çifti Mickoski – Apasiev mund t’i ofrojnë shtetit vetëm izolim, urrejtje dhe përçarje mes qytetarëve, konflikt me fqinjët, emigracion masiv të të rinjve. LSDM dhe qytetarët nuk do të lejojnë që Mickoski dhe Apasiev ta kthejnë vendin në të kaluarën e errët”, thonë nga LSDM.