LSDM: Mickoski duhet t’u kërkojë falje qytetarëve

Partia maqedonase në pushtet LSDM, kërkon që Hristijan Mickoski t’u kërkojë falje qytetarëve.

Nga kjo parti rikujtojnë Mickoskin për deklaratën e tij se në janar do të ketë shumicë të re parlamentare dhe se do të bie Qeveria.

“Kaloi janari, ka ardhur shkurti, as Mickoski nuk ka 61 deputetë, as nuk ka shumicë të re, as nuk ka shpërndarje të Kuvendit. Dhe shumica qeverisëse mund të rritet. Mickoski gënjeu dhe i frikësoi qytetarët për krizën energjetike, se nuk do të ketë rrymë dhe energji të mjaftueshme, se rryma do të kushtojë dukshëm, se do të ketë kufizime”.

“Të gjitha këto janë mohuar nga realiteti, ashtu siç janë zhytur gënjeshtrat për asimilimin dhe bullgarizimin, për gjuhën maqedonase si dialekt bullgar dhe një sërë të pavërteta të tjera të paraqitura nga Mickoski. Me gënjeshtra, Mickoski lufton për të ardhur në pushtet dhe për të shpëtuar vendin e tij në Shtëpinë e Bardhë, por askush nuk e beson më”, thonë nga LSDM.