Anëtari i Këshillit ekzekutiv të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Jon Fërçkoski në konferencën e sotme për shtyp prezantoi informata të reja për një skandal të lidhur, siç tha, me një kompani e afërt me pushtetin e cila ka fituar tenderë nga institucione të nivelit qendror dhe komunal, njofton Portalb.mk.
Fërçkoski publikoi se kompania “Mastef” ka fituar 93 tenderë me vlerë të përgjithshme prej 18,3 milionë euro.
Vlerësoi se bëhet fjalë për sistem në të cilin kompani të njejta vazhdimisht fitojnë tenderë shtetëror dhe komunal, dhe kërkoi që institucionet t’i hetojnë këto informata.
“Japin tenderë me shuma milionëshe për të njëjtat kompani të afërta me VMRO-OKG-në. Skema është e njohur dhe e përpunuar mirë. Ky është një sistem korrupsioni në të cilin të njëjtat kompani marrin gjithçka. Në nivel lokal. Në nivel qendror. Në institucione, komuna, të gjitha të menaxhuara nga kuadro të VMRO-OKG-së”, tha ai.
Sipas tij, në këtë mënyrë pushteti po “pompon” para të popullit dhe po krijon sistem në të cilin të njëjtat kompani fitojnë vazhdimisht tenderë shtetëror dhe komunal.
“Pushteti ndan miliona kompanive të preferuara. Kompania ‘Mastef’ ka fituar 93 tenderë. Vlera e përgjithshme? Mbi 18,3 milionë euro. Para të popullit. Nuk ka para të vogla kur bëhet fjalë për VMRO-OKG”, tha Fërçkoski.
Potencoi se një pjesë më të madhe të tenderëve që i ka fituar kjo kompani janë realizuar në Qytetin e Shkupit, prej të cilët i fundit është i lidhur me tender për Luna parkun.
“Pjesa më e madhe e shumave janë realizuar në Shkup, ku është edhe tenderi i fundit për Luna parkun, e njëjta kompani. Kur Orce premtonte pastrim të qytetit, si duket ka menduar në xhepat e qytetarëve, për shkak se mbeturinat kanë mbetur. Para po pastrohen në sasi të mëdha. Shteti po zhytet në borxhe. Qytetarët mezi mbijetojnë. Shkupi është në kaos”, tha anëtari i Këshillit ekzekutiv të partisë opozitare.
Vlerësoi se bëhet fjalë për numër jashtëzakonisht të madh të prokurorimeve publike, duke shtuar se 93 tenderë është numër i madh. Sipas tij, nevojiten kohë e konsiderueshme dhe resurse për përgatitje dhe realizim të një numri të tillë të tenderëve, posaçërisht kur u dedikohen një kompanie të njëjtë.
Nga LSDM-ja kërkuan institucionet të reagojnë dhe t’i hetojnë të gjithë informatat e lidhura me prokurorimet publike. Dërguan kritika deri te Prokuroria Publike, duke pyetur se deri kur do të hesht për rastet që i publikon partia.
Në konferencën për shtyp ai publikoi dokumenta për atë se nga cilat institucione kompania “Mastef” ka fituar tenderë. Prej tyre shihet se kompania më së shumti tenderë ka fituar nga Qyteti i Shkupit, por edhe nga Ministria e Transportit, si dhe komunat Aerodrom dhe Negotinë.



