Nga LSDM thonë se vendimi Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i suspendojnë vizat për qytetarët e Maqedonisë nuk është “pauzë teknike”, por paralajmërim.
“Po bëhemi vend i botës së tretë. Maqedonia sot po e paguan çmimin e politikave të gabuara të Mickoskit që çojnë në izolim dhe humbje besimi te partnerët strategjik”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Sipas tyre, kjo qeveri po bën aktivitete anti-amerikane me bashkëpunëtorët e Mickoskit siç është Stoilkoviqi, i cili ka lidhje direkte me Moskën.
“Po ashtu jemi dëshmitarë të fushatës kundër BE-së. Në vend të reformave, me qëllim provokohen kundërshtimet e Greqinë dhe Bullgarinë, sërish hapen çështjet me të vetmin qëllim të arsyetohet izolimi”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.



