Për LSDM anëtarësimi i plotë me të gjitha të drejtat, përfshirë edhe të drejtën e votës, është opsioni i vetëm i pranueshëm. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, deklaroi se partia mbetet e përkushtuar fuqishëm për integrimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kuzeska akuzoi VMRO-DPMNE-në dhe liderin Hristijan Mickoski se po zhvillojnë fushatë antievropiane, duke e paraqitur Bashkimin Evropian si faktor që ushtron presion ndaj shtetit, në vend që, siç tha ajo, të pranojnë obligimet dhe reformat që duhet të zbatohen.
“Deri më sot nuk ka vendim zyrtar të Komisionit Evropian, Këshillit Evropian apo Parlamentit Evropian që parashikon pranimin e një vendi si anëtar i plotë pa të drejtë vote. Nëse bëhet pozicion zyrtar i BE-së, vetëm atëherë mund të shqyrtohet. LSDM është për integrim të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe anëtarësimin e plotë me të gjitha të drejtat, ndër të cilat edhe të drejtën e votës.Për fat të keq, shohim se VMRO-OGK dhe Mickoski nuk duan në Evropë”, tha Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, Kryeministri Mickoski tha se Maqedonia është viktimë e bullizmit nga Bashkimi Evropian dhe se po shqyrtohen ndarjet e vendeve në ligë të parë dhe të dytë. https://www.youtube.com/watch?v=dPUywX8k6mg&t=30s
“Maqedonia është viktimë e bullizmit klasik nga vendet anëtare që nga brenda e shantazhojnë integrimin e Maqedonisë brenda Bashkimit Evropian, dhe kjo nuk vlerësohet sipas asaj se çfarë progresi kemi bërë, por sipas asaj, nëse do ta ndryshojmë Kushtetutën, nëse do ta ndryshojmë emrin, flamurin, monedhat dhe kështu me radhë. Dhe sa më shumë ta injorojmë këtë, aq më i vështirë do të jetë ai rrugë dhe aq më shumë do të kemi pengesa përpara nesh”, pohoi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Propozimi për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian pa të drejtë vote nuk konsiderohet i mirë nga Unionit Pan-Evropian dhe Unionit Ndërkombëtar Pan-Evropian, pasi mund të ngadalësojë integrimin dhe të krijojë vende me status të ndryshëm. Megjithatë, ideja ekziston vetëm në diskutime dhe nuk ka asnjë vendim zyrtar nga BE.



