LSDM: Kovaçevski në SHBA, mori mbështetje të fortë për vendin dhe anëtarësimin në BE

SHBA i jep mbështetje të fortë Maqedonisë së Veriut në procesin e saj eurointegrues dhe këtë e vërteton edhe vizita gjysmëjavore e kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në SHBA dhe takimet e shumta me përfaqësues të lartë të shtetit, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Në takimet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, me këshilltarin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të dërguarin dhe koordinatori i Qendrës për angazhim global të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, si dhe me disa senatorë dhe kongresmenë, mbështetja që Maqedonia e merr nga SHBA-ja ishte e padyshimtë.

Së bashku u konstatua se SHBA-ja e vlerëson seriozisht kontributin e Maqedonisë së Veriut dhe e konsideron atë aleate të fortë të NATO-s, duke dërguar mesazhin se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të ardhshëm drejt sigurimit të anëtarësimit në BE.

Kreu i shtetit amerikan përshëndeti edhe lidershipin e Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe kryesimin e suksesshëm të OSBE-së, në një kohë kur lufta është ndezur në kontinentin evropian”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.