LSDM: Kopshti Zoologjik humbi mundësinë për t’u bërë evropian, kjo është meritë e VMRO-DPMNE-së

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në se pasi ka marr pushtetin lokal në Qytetin e Shkupit, po fundos kryeqytetin në çdo fushë.

“Në vend që Shkupi të zhvillohet me VMRO-DPMNE -në po regresohet. Skandali i fundit në Shkup ka të bëjë me Kopshtin Zoologjik.

Në kohën e LSDM-së, Kopshti Zoologjik në Shkup pati një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe u menaxhua me sukses.

Me VMRO-DPMNE , në vend të zhvillimit, Kopshti Zoologjik po përballet me një sërë problemesh dhe ka humbur statusin e kandidatit për anëtarësim në Asociacionin Evropian të Kopshteve Zoologjike.

Arsyeja është mospërmbushja e kontratave dhe projektet e parealizuara. Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit lokal më të paaftë të VMRO-DPMNE-së në Shkup”, akuzojnë nga LSDM.