LSDM kërkon padi për Hristovskin, i bëjnë thirrje Prokuroisë që të hapë hetim për këtë skandal

LSDM kërkon nga Ministri Toshkovski që të ngrit padi penale kundër drejtorit të ASK-së Bojan Hristovski, siç bëri me banoren 44 vjeçe nga Velesi e cila ka dorëzuar certifikatë TOEFL për gjuhën angleze gjatë punësimit nga Pllovdiv – Bullgari. Për këtë rast Toshkovski edhe u lëvdua se është ngritur padi penale, andaj nga opozitarja LSDM kërkojnë që ai të veprojë njëjtë edhe në rastin me Hristovskin. Njëkohësisht kërkojnë që edhe Prokuroria të hapë hetim.

“Bojan Hristovski gjithashtu ka dorëzuar certifikatë për TOEFL nga i njëjti vend, Pllovdiv Bullgari, ndërsa në Pllovdiv nuk ka fare qendër testuese. Edhe mediat maqedonase edhe ato bullgare e konfirmuan këtë. Domethënë Hristovski nuk ka certifikatë të njohur ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze por ka përdorur dokument të falsifikuar. Kërkojmë Toshkovski që sipas shembullit nga Velesi të parashtrojë padi penale kundër Bojan Hristovski”, tha Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.