LSDM: Janakieski pranoi fajin për blerjen e autobusëve kinezë, Mickoski dëshiron të të njëjtin furnizim

Nga LSDM përmes një komunikate thonë se pranimi i fajit në rastin “Dizajn” vërteton se furnizimi autobusëve kinezë në Shkup është joligjor dhe në dëm të Bashkisë së Shkupit.

“Të pandehurit pranuan se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare për ta favorizuar kompaninë konkrete me çka kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për gati 5 milionë euro. Në anën tjetër, asisteni për furnizime publike i Arsovsksës, Mickoski paralajmëroi se ka biseduar me kompani për blerjen e autobusëve të ri dhe se përgatitet dokumentacion i tenderit”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se pa asnjë kompetenca, pa kushte dhe kritere, Mickoski në emër të Bashkisë së Shkupit paralajmëron blerjen e autobusëve të ri.

“Kjo ngjan si furnizimi i autobusëve kinezë për të cilën sot ka pranim të fajit. Pranimi i sotshëm i fajit duhet të jetë motiv shtesë dhe institucionet duhet të parandalojnë për një