TV 21 duke u thirrë në burime zyrtare nga LSDM dhe BDI ka raportuar se këto dy parti kanë filluar negociata për formim të qeverisë. Në LSDM demantojnë të kenë filluar negociata, duke theksuar se negociata të tilla do të fillojnë më 4 gusht, pasi të kalojë festa e Kurban Bajramit dhe e Ilindenit.
Raportimet e mediumeve për gjoja fillim të negociatave, i vlerësojnë si sinjal se “BDI paska heqë dorë nga kushti për kryeministrin shqiptar” dhe tani i ngutet të bëhet pjesë e qeverisë së re, shkruan citaj.com.
Për këtë arsye, në LSDM thumbojnë partinë e Ali Ahmetit. “Domethënë paskan heqë dorë nga kërkesa për kryeministrin shqiptar. Kjo nuk mjafton, do të ju kërkojmë edhe PCR teste për koronavirusin para se të vijnë te ne në negociata”, kanë thënë në LSDM, duke u tallur me ndryshimin e shpejtë të qëndrimeve të BDI-së vetëm e vetëm për të qenë pjesë e qeevrisë.