LSDM-ja mbron Pr/ligjin e Prokurorisë Publike

LSDM-ja vazhdon të këmbëngulë se me ligjin e propozuar për Prokurorinë publike nuk amnistohen ata që kanë gabuar para ligjit. Kreu i kësaj partie Zoran Zaev deklaroi se materialet e përgjuara ilegale do të shfrytëzohen si indicie në hetime por prokuroritë dhe gjykatat do të duhet të sigurojnë prova të tjera materiale.

Unë besoj se për të gjitha hetimet ka edhe atë mjaft dëshmi materiale. Atë do ta dëshmojnë prokuroria dhe gjykata e cila e vlerëson akt-padinë dhe më pas sjellë vendim. Askund nuk ka amnisti të fshehur. E ftoj Mickoskin të tregojë ku është amnistia e fshehur?- tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Kjo sipas Zaevit vlen edhe për dy rastet e Prokurorisë Speciale “Talir 1” dhe “Talir 2” të ngritura si padi pas 30 qershorit të vitit 2017. Zaev beson se ka siguruar paraprakisht 80 vota për të miratuar ligjin por se mbi deputetët po ushtrohet presion.

Kam pasur fjalën e të paktën 80 deputetëve. Ma kanë dhënë fjalën sepse e kemi prezantuar ligjin dhe i pranuam sugjerimet e grupeve parlamentare, dhe kam biseduar me të gjithë. Por, ajo që ndodh për momentin është dramë e vërtetë. Dhjetë herë më i lartë është presioni ndaj deputetëve se sa ishte për ndryshimet kushtetuese. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, një pjesë edhe deputetë, kryesisht njerëz të dyshuar ose tashmë të akuzuar, bëjnë presion mbi deputetët- pohoi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Gjatë ditës nuk janë shprehur grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së kurse as nga BDI-ja nuk kanë treguar nëse pajtohen me versionin e përmirësuar të propozim-ligjit i cili është në procedurë. Opozita shqiptare veçmë ka deklaruar se është kundër kësaj zgjidhje ligjore, për shkak të përjashtimit të bombave si dëshmi në gjykata, për akt-paditë pas 30 qershorit të 2017-ës.