LSDM-ja e poshtërson Thaçin, Alternativa bartëse liste në zonën 6?

Nga burime brenda partisë Alternativa, portali Europort.mk mëson se kjo parti është shumë afër koalicionit me LSDM dhe PDSH.

Nga të njëjtat burime marrim vesh se larg syve të opinionit drejtues të lartë të Alternativës kanë realizuar takime me zyrtarë të LSDM’së, ku thuhet se ka qenë Sekretari i Qeverisë, Rashkovski. Nuk dihet saktë numri i deputetëve që i merr Alternativa por jozyrtarishtë thuhet se LSDM ia ka dhënë Alternativës bartësin e zonës së gjashtë.

Nga LSDM kanë thënë se ende është herët dhe ka kohë për bisedime për koalicion.

“Ende është herët për koalicione. LSDM do të bisedojë me të gjitha opsionet të cilët angazhohen për vlera demokratike dhe qytetare”, brifuan nga LSDM.