LSDM e Tetovës mund ta tradhtojë BDI-në

Shkruan: Sulejman Mehazi

LSDM-ja e Tetovës në balorazh mund të votojë Besën e do jetë kundër BDI-së, themi kështu për shkak se posti i kryetarit të Tetovës e largon Bilall Kasamin nga parlamenti, dhe në vend të Bilall Kasamit LSDM-së do i shtohet plus një deputet në parlamentin e RMV-së.

Gjatë zgjedhjeve parlamentare Bilall Kasami ishte bartës i listës në zonen 6-shtë, i dyti pas tij ishte kandidati i LSDM-së i cili në parlament do ta zëvendesonte Bilall Kasamin,

LSDM-ja në Tetovë mund të luajë kartën politike në dobi të saj, duke votuar Bilall Kasamin për prefekt të Tetovës fiton një deputet në parlamentin e Maqedonisë Veriore, kurse në anën tjeter dobëson Besën me një deputet më pak, nga katër në tre deputetë për Kasamit.

Nuk është e rastësishme që Zaevi nuk përkrahë Teuta Arifin në Tetovë. Zaevit nuk i zihet besë.