LSDM: Do të ketë regjistrim të popullsisë

Regjistrimi është operacion statistikor, ky është akt historik nga vlera më e lartë për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit.

Për këtë, LSDM-ja dhe shumica parlamentare nuk pranojnë kurrfarë shantazhe nga ana e shkatërruesit dhe humbësit të dëshmuar Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së së tij.

Ligji nga Procedura kuvendore nuk do të tërhiqet, as nuk do të mbështesim propozime të paarsyeshme për anulim të regjistrimit.

Pas gati 19 viteve pa regjistrim të zbatuar, askush nuk ka të drejtë ta ngec ose vonojë, ai duhet të mbahet gjatë këtij viti 2021.

Tërësisht është e paqartë pse Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së u pengon regjistrimi, të fundosura janë të gjitha justifikimet e tyre.

Paralelet me shtetet tjera të cilat i kanë anuluar regjistrimet, nuk janë kurrfarë argumenti, sepse asnjëra nga shtetet të cilat i përmendin Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja nuk kanë ardhur në situatë të mos kenë 18 vjet regjistrim. Ndërsa ne nuk kemi sepse në vitin 2011 ai dështoi për shkak të paaftësisë së VMRO-DPMNE-së.
Regjistrimi në vitin 2021 do të zbatohet sipas dispozitave të EUROSTAT, dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Tani kemi regjistër elektronik të popullatës i cili do të lidhet me pajisjet për regjistrim, dhe të dhënat do të krahasohen me të dhënat e 10 institucioneve tjera.

Nuk është e mundur të regjistrohen njerëz të cilët nuk ekzistojnë. Sikur që nuk është e saktë se do të nënshkruajnë qytetarë vetëm me numër amë siç gënjen VMRO-DPMNE-ja. Metodologjia për zbatimin e regjistrimit gjithashtu nuk është justifikim, sepse nuk mund të ketë metodologji pa Ligj të sjellur.

Me siguri VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski nuk duan të dihet se sa bashkëqytetarë tanë jetojnë në vend dhe sa në vendet e huaja dhe cili është qëllimi me thirrjen e bojkotit të regjistrimit? Të ketë më pak maqedonas?

Pavarësisht se sa nuk u pëlqen VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, regjistrim këtë vit do të ketë. Regjistrimi nuk është operacion politik por statistikor dhe Mickoski duhet të kërkojë arsye tjera për ta mbajtur pozitën e tij në VMRO-DPMNE në vend se të bllokojë gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe shtetit.

LSDM – Qendra për komunikime me opinionin