Maqedonia e Veriut është i vetmi vend me bankë të falimentuar dhe 100 mijë qytetarë kanë mbetur me xhirollogari të bllokuara. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE në komunikatën e tyre për media, duke shtuar se kjo gjë tregon se Zoran Zaev në vend që të kujdeset për popullin, ata janë kujdesur se si t’i tërheqin paratë e Nina Angellovskës nga Banka Eurostandard.
VMRO-DPMNE
“Vet Zaevi thotë se e kanë ditur në Qeveria se banka po falimenton, ndërsa Nina deklaronte se nuk e ka ditur dhe rastësisht ka hequr depozitën prej 250 mijë eurove. Ja se si ata e gënjejnë opinionin. Në kohë pandemie Maqedoni shtrenjtoi rrymën elektrike për 7.5 për qind. Në funksion të blerjes së votave qeveria për tre muaj ka rritur borxhin publik për një miliardë euro”
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i LSDM-së, të cilët thonë se Hristian Mickoski po bëhet politikan i papërgjegjshëm i cili nuk dëshiron të ballafaqohet me realitetin. Ata thonë se përderisa ishte Mickoski në krye të ELEM-it, çmimi i energjisë elektrike është rritur për 100 për qind.
LSDM
“Mickoski i papërgjegjshëm kohë më parë bënte gjithçka që të pengoj miratimin e Ligjit për prokurori në tentim për të shpëtuar kriminelët dhe tajkunët e VMRO-DPMNE-së, bënte gjithçka për ta bllokuar integrimin në BE dhe NATO, në tentim për ta rikthyer vendin në izolim”
Nga LSDM thonë se me këtë sjellje të pandershme të Mickoskit, ai edhe një kohë të gjatë do të jetë në anën e humbësve. /SHENJA/