LSDM: Çmimet e derivateve, goditje e re për qytetarët

Duke u thirrur në të dhënat e DAP-it se 73% e të punësuarve kanë paga nën mesataren, LSDM akuzon se qeverisja aktuale ka ulur standardin jetësor të qytetarëve. Nga partia thonë se rritja e çmimeve, shpenzimet e larta dhe mosrritja e pagës minimale po i vështirësojnë kushtet e jetesës për familjet punëtore. LSDM kërkon përgjegjësi nga Qeveria, duke akuzuar se politikat aktuale po çojnë në varfërim të qytetarëve.

“Kriza nuk po qetësohet. Rritja e çmimeve të karburanteve është një goditje e re për qytetarët dhe do të sjellë rritje të reja të çmimeve të ushqimeve. Me Mickoskin, standardi jetësor është rrënuar, kolapsi ekonomik po troket në derë, ndërsa VMRO-ja në mënyrë armiqësore po vjedh nga populli”, theksoi Simona Cvetanovski – anëtare e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së.