LSDM: Bashkohemi me qytetarët dhe të gjitha grupet progresive dhe demokratike

LSDM-ja me anë të një komunikat ka thënë se vetëm më bashkim qytetarët, me të gjithë grupet progresive dhe demokratike mund të vazhdohet me zhvillimin dhe përparimin e komunave.

“Këto zgjedhje janë të rëndësisë së veçantë për arsye se rezultati i këtyre zgjedhjeve përcakton nëse komunat dhe shteti do të vazhdojnë të ecin drejt zhvillimit ose do të kthehen prapa në izolim dhe regjim. Si parti përgjegjëse dëshmuam se rritja ekonomike është e mundshme nëse edhe komunat investojnë në projekte kapitale në vend të përmendoreve dhe fasadave”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.