LSDM akuzon VMRO-në se po përgatit kthimin e Gruevskit

Partia opozitare LSDM pretendon se VMRO po pergatim kthimin ish kryeministrit te arratisur. Simona Cvetenovski, anëtare e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së deklaroi se sulmet ndaj lëndëve të PSP-së janë pjesë e operacionit për rikthimin e Nikola Gruevskit. Sipas partisë opozitare ndërsa institucionet nuk lëvizin as gishtin për tenderët kriminalë të VMRO-se, qytetarët po shohin një fushatë të zezë me sulme ndaj lëndëve të PSP-së.

Simona Cvetenovski, anëtare e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së

“Kjo është pjesë e operacionit politik për rikthimin e Nikola Gruevskit dhe për rrëzimin e rendit juridik në vend. Hapi kyç në këtë operacion është sulmi sistematik ndaj Prokurorisë Speciale Publike dhe ndaj aktgjykimeve që dolën nga puna e saj. Qëllimi është i qartë: diskreditimi i lëndëve, përkatësisht relativizimi i aktgjykimeve që dolën nga këto raste dhe përgatitja e terrenit për anulimin e tyre. Një përpjekje për të fshirë përgjegjësinë për krimet e pushtetit të kaluar dhe për ta paraqitur si viktimë të arratisurin nga drejtësia, Nikola Gruevski”

LSDM vlerëson se po merren vendime në drejtësi në kundërshtim me rekomandimet evropiane, po merret kontroll i plotë mbi gjyqësorin dhe prokurorinë ndersa bëhet gjithçka me një qëllim – të sigurohet terren i sigurt për rikthimin e “shefit”.

Ndërkohë edhe VMRO ka kritika pér ish pushtetin. Valentin Manasievski, anëtar i KQ të VMRO-DPMNE, ka deklaruar se papërgjegjësia e  Venko Filipçes në zjarrin në spitalin modular në Tetovë është shembull se LSDM ka qenë e mbrojtur nga organet e drejtësisë.

Partia thekson se në vend që të përmirësoheshin kushtet në spitalet ekzistuese dhe të sigurohej mbrojtje për pacientët, qeveria e atëhershme e LSDM-së me procedurë urgjente e ndryshoi Ligjin për Ndërtim. VMRO thekson se sipas pretendimeve të bëra publike nga ish-prokurorja e PSP-së, Lejla Kadriu, në vend të paneleve cilësore me lesh guri që janë rezistente ndaj zjarrit deri në 40 minuta, janë vendosur panele me shkumë PUR – material që digjet lehtë.

Valentin Manasievski, anëtar i KQ të VMRO-DPMNE

“Ish-prokurorja Lejla Kadriu ka deklaruar publikisht se është pezulluar pasi ka kërkuar ekspertizë ndërtimore dhe se, sipas saj, nëse hetimi do të kishte vazhduar, gjysma e qeverisë do të kishte përfunduar në burg. Nëse një prokuror largohet në momentin kur afrohet përgjegjësia e funksionarëve të lartë, kjo flet për presione të drejtpërdrejta dhe për partizim të plotë të sistemit të drejtësisë. Ky ishte sistemi i LSDM-së dhe Filipçes – ligjet ndryshoheshin sipas nevojës, institucionet viheshin nën kontroll dhe përgjegjësia shmangej”

VMRO thekson se qytetarët meritojnë hetim të plotë, përgjegjësi të qartë dhe drejtësi. /SHENJA/