LSDM akuzon për marrëveshje VMRO-BDI pas caktimit të arrestit shtëpiak për Grubin

​Caktimi i masës së arrestit shtëpiak për Artan Grubin është konfirmim se gjithçka është e dakorduar paraprakisht mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, akuzon LSDM përmes një komunikate për media.

​Sipas opozitës maqedonase, gjyqësori dhe prokuroria janë nën kontrollin e plotë të Mickoskit. Ata theksojnë se është e pakuptimtë që një personi i cili ka qenë në arrati për 14 muaj dhe ka kaluar kufirin ilegalisht, t’i caktohet vetëm arrest shtëpiak. “Ky është skenar i inskenuar ku kamerat nuk punonin kur ai iku, ndërsa tani filmohet çdo hap i kthimit të tij,” thonë nga LSDM.