“Kanë kaluar dy vjet, gjysma e mandatit të DPMNE-së si pushtet lokal në mbi 40 komuna. Konkluzioni pas dy vitesh është i qartë dhe i dukshem: DPMNE tradhtoi qytetarët. Nuk ka projekte. Nuk ka rezultate. Premtime të panumërta të parealizuara zgjedhore ndaj qytetarëve, projekte të panumërta të parealizuara në programet zgjedhore të kryetarëve të komunave të DPMNE-së”, thonë nga LSDM.
Në kumtesën e LSDM-së shkruhet se në një pjesë të madhe të komunave të drejtuara nga DPMNE janë rritur çmimet e shërbimeve komunale dhe tatimit në pronë, që është goditje e drejtpërdrejtë në xhepin e qytetarëve.
“Komunat nën ombrellën e DPMNE-së në vend që të zhvillohen po stagnojnë”. DPMNE nuk e mbajti besimin e dhënë në zgjedhjet lokale. DPMNE i zhgënjeu, i tradhtoi qytetarët”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.