Lori Hoxha hedh posht dyshimet për një lidhje me Romeo Veshajn

Ka kohë prej kur përfolet në media për një romancë mes trashëgimtares së ‘Top Channel-it’, Lori Hoxha dhe aktorit të humorit, Romeo Veshajn.

E së fundi, ka qarkulluar një video e Lorit dhe Romeos, teksa shoqëroheshin bashkë në dasmën e Arbër Hajdarit, shkruan lajmi.net.

Por, një detaj i vogël, ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet.

Në postimin e saj të fundit një ndjekës e komenton Lorin si “kunatë” me Bora Zemanin, pasi kjo e fundit është në romancë me Donald Veshajn, vëllain e Romeos.

Por dikush tjetër ka replikuar, duke shkruar: Nuk është aq budallaqe sa të lidhet me Romeon, tung.

Dhe në fakt këtu ka ardhur edhe reagimi i Lori Hoxhës e cila e ka bërë ‘like’ komentit, duke rënë kështu dakord me ndjekësin./Lajmi.net/