Të gjithë i duan dhuratat, madje ato nuk u refuzon as mbreti, Çka thotë këngëtarja Lori për dhuratat, ato të voglat e të mëdhatë, shkruan “Kosovarja”.
“Pavarësisht peshës apo vlerës, dhurata ka rëndësi të madhe. Dhuratë e madhe apo me shumë vlerë mund të jetë edhe një gonxhe trëndafili, por që e bën shumë më të madhe e më të vlefshme personi apo rasti në të cilin e merr. Dashuria, respekti apo ndjenja që ke për një person shpeshherë më mirë tregohet nëpërmjet dhuratës sesa fjalës”, tha Lori.
“Personalisht, më shumë do më bënte përshtypje një trëndafil dhuruar me sinqeritet e dashuri, e që të tillë kam marr shpesh, sesa ndonjë dhuratë e ofruar, ndoshta e madhe në vlerë, por pa peshë në aspektin emocional”, shprehet këngëtarja për “Kosovaren”.