Loredana numëron dhjetëra hite në platformën ‘Spotify’.
E cilat janë ato hite, i ka zbuluar vetë këngëtarja, shkruan lajmi.net.
Artistja e njohur i është bashkëngjitur trendit duke zbuluar për ‘Spotify’, playlistën e saj.
Dominojnë në tërësi absolute këngët në gjermanisht.
E këngëtarja e dëgjon vetëm një këngë të saj.
Bëhet fjalë për “Nicht verdient” në bashkëpunim me Capital T.
Ky projekt është publikuar në prill të vitit 2020, në nisje të pandemisë, njëkohësisht kulmin e izolimit, e në Youtube numëron mbi 50 milion shikime.
Ndërkaq, në playlistën e Loredanës, të paktën atë që e ka ndarë me ‘Spotify’, s’gjendet asnjë këngë shqip./Lajmi.net/




