Loredana vazhdon të shijojë lidhjen me futbollistin e Dortmundit, ndan edhe momente intime

Loredana po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me futbollistin e Dortmundit.

Nuk po mungojnë as edhe momentet romantike mes tyre, shkruan lajmi.net.

Futbollisti gjerman së fundmi ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, larg partneres.

Përveç bisedave virtuale të cilat janë publikuar në rrjete sociale, biondja këtë herë ka ndarë një imazh tjetër në InstaStory.

Këngëtarja ka publikuar një moment intim, ku shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin e me veshje të njëjta.

Ndryshe, Mozzik, kishte bërë disa reagime interesante pasi Loredana konfirmoi lidhjen e saj.