Një tjetër thyerje e rregullave ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, dhe këtë herë protagonistja ishte Loredana.
Reperja e njohur ka thyer kutinë e emergjencës, një veprim i ndaluar rreptësisht nga rregullat e formatit, për të marrë një informacion nga jashtë. Sipas pamjeve të transmetuara, Loredana është shtyrë drejt këtij veprimi nga G Bani, i cili e inkurajoi të merrte një avantazh për lojën e saj.
Pasojat nuk vonuan! Vëllai i Madh ndërhyri menjëherë dhe i komunikoi Loredanës përmes një zarfi të zi se ky shkelje do t’i kushtojë 20 mijë euro më pak nga çmimi i madh. Nëse ajo do të shpallet fituese e këtij edicioni, nuk do të marrë shumën e plotë prej 100 mijë eurosh, por vetëm 80 mijë euro.
Ky dënim ka sjellë reagime të ndryshme brenda dhe jashtë shtëpisë. Disa nga banorët u shprehën të befasuar nga guximi i saj për të shkelur një prej rregullave bazë të lojës, ndërsa të tjerë dyshojnë se informacioni i marrë mund të ndikojë fuqishëm në strategjinë e saj në vazhdim.
Tani mbetet të shihet nëse ky dënim do të ndikojë në motivimin e Loredanës për të vijuar lojën, apo në marrëdhëniet e saj me banorët e tjerë, veçanërisht me G Banin, i cili ishte i përfshirë në këtë incident.