Loredana shtatzënë për herë të dytë, publikon fotografi me barkun e rrumbullakosur

Përmes një fotografie familjare të publikuar në storien e saj në Instagram bashkë me partnerin Mozzik dhe vajzën Hanën, Loredana tregoi për shtatzëninë e saj, shkruan lajmi.net.

Ajo shihet pranë tyre derisa e ka mbuluar barkun me një emotikon zemër. Theksojmë se, para kësaj fotografie reperja ka postuar një storie tjetër teksa ka shkruar se e dëshiron një fëmijë të dytë.

Tutje, Loredana Zefi ka postuar edhe disa momente bashkë me Mozzikun derisa zbulojnë edhe tatuazhet e tyre dhe shumë të përbashkëta.

Ndërkohë 25 vjeçarja nuk zbuloi gjininë e foshnjës apo detaje tjera nga shtatzënia e saj e dytë./Lajmi.net/