Loredana kujton babanë e ndjerë me rastin e ditëlindjes së tij

Në ditën kur reperja Loredana i gëzohet suksesit të këngës së re, ndien edhe një zbrazëti të madhe.

Me këtë datë, babai i ndjerë i Loredanës do të festonte ditëlindjen, e me këtë rast ajo e kujtoi përmes disa postimeve.

Në njërën prej imazheve, ajo zbuloi se e vizitoi varrin e të ndjerit, i cili vdiq vitin e kaluar, kurse nuk mungoi dedikimi prekës për të.

“Edhe pse nuk je këtu kur po i bën 71 vjet, unë e di që jeni krenar për mua dhe po bëj gjithçka për ta bërë mamanë edhe më të lumtur”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Loredana në orët e para të kësaj dite, ka publikuar këngën “Du bist mein”, në duet me Zunën.