Këngëtarja e njohur neozelandeze, Lorde, u detyrua të anulonte koncertin e saj në Rockhal të Luksemburgut vetëm disa orë para se të dilte në skenë, pasi u sëmur rëndë nga helmimi me ushqim.
Artistja 29-vjeçare, emri i vërtetë Ella Yelich-O’Connor, njoftoi përmes Instagramit se ishte “shumë e sëmurë” dhe “mezi qëndronte në këmbë”.
“Luksemburg, më vjen shumë keq t’ju njoftoj se u helmova pamëshirshëm nga ushqimi dhe jam ende shumë e sëmurë për të performuar”, shkroi ajo. “Kam pushuar gjithë ditën, por mezi ngrihem në këmbë, dhe ju meritoni më shumë”, shkruan DailyMail.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.