Lopetegui mund të marrë punë në Premier League

Trajneri spanjoll, Julen Lopetegui vazhdon të jetë pa skuadër.

Ish-trajneri i Real Madrid, Spanjës e së fundmi Sevillas, Lopetegui vazhdon të jetë i papunë, që nga aventura e tij në Andaluzi.

Lopetegui dështoi në misionin e tij me Sevilla dhe liroi stolin para kohe. Tani, emri i tij po lidhet me Premier League.

Sipas ‘Telefootball’, Lopetegui mund të marrë drejtimin e skuadrës së Wolverhampton, përcjell lajmi.net.

Wolverhampton kanë nisur në mënyrë të tmerrshme sezonin në Premier League, duke grumbulluar vetëm 10 pikë në 13 ndeshje.

Wolvers janë në pozitën e parafundit në tabelë. Krerët e klubit e shohin Lopetegui si njeriun që mund ta nxjerr skuadrën nga kjo situatë.

Mbetet të shihet nëse 56-vjeçari do të arrijë marrëveshje me skuadrën angleze.