Londra dhe Parisi ende negociojnë për karantinën 14-ditore për francezët

Britania e Madhe dhe Franca ende negociojnë nëse shtetasit e Francës duhet të lirohen nga karantina 14-ditore, pas hyrjes në Britaninë e Madhe.

Këtë e deklaroi sot ministri britanik i Kulturës, Oliver Douden për Skaj Njuz.

Të dy shtetet, njoftuan në fillim të këtij muaji se Britania e Madhe nuk do të vendos karantinë për udhëtarët francezë, por që hollësirat ende nuk janë përcaktuar.