Luis Suarez është kapur duke kafshuar sërish një shokë të skuadrës në fushën e futbollit. Këtë herë, ai e kishte me Jordi Alban, bashkëlojtari i tij prej kohësh i Barcelonës dhe kolegu aktual të Inter Miamit.
Suarez (38), i cili ndërtoi një karrierë plot trofe si lojtar i Ajaxit, Liverpoolit, Barcelonës, Atletico…, ka treguar edhe një herë se e ka të vështirë të kontrollojë temperamentin, raportojnë mediat spanjolle.
Suarez është dënuar më parë për kafshim dhe tani e ka bërë sërish. Gjatë ndeshjes ndërmjet Inter Miami dhe LAFC, një zënkë shpërtheu në fushë në minutën e 89-të.
Suarez u përpoq të qetësonte situatën dhe ta largonte Alban nga konflikti, por kur katalanasi tentoi ta largonte, Suarez siç shihet në video tentoi t’i kafshonte gishtat.
Decidme que Luis Suárez no le acaba de morder la mano a Jordi Alba jjsjjspic.twitter.com/m5M7tlyx8J
— J ⚡ (@JosxFCB) April 13, 2025
Këtë e kishte bërë edhe më parë. Si lojtar i Liverpoolit, ai kafshoi mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanovic, për të cilin u dënua me dhjetë ndeshje.
Ai u ndëshkua edhe më rëndë në Kupën e Botës 2014 kur kafshoi mbrojtësin italian Giorgio Chiellini. Më pas ai mori një pezullim prej katër muajsh.