Lojtarët e Manchester Cityt rrezikohen nga stuhia, aeroplani ndërpret uljen

Ekipi i parë i Manchester Cityt është rrezikuar nga stuhia e fuqishme Dudley që ka kapluar Anglinë, kur aeroplani në të cilin ata ndodheshin u detyrua të vazhdojë fluturimin, pasi që erërat nuk premtonin një ulje të sigurtë.

Në videon e publikuar shihet aeroplani teksa lëkundet nga era e fortë, ndërkohë që nuk merr guximin të aterojë.

Ekipi po kthehej nga Lisbona e Portugalisë, kur u përpoq të zbriste në orën 16:45, para se të devijohej për në Liverpool, shkruan SkyNew, përcjell Klankosova.tv.