Lojtar plus para, PSG mendon ofertën e një shkëmbimi të mundshëm për yllin e Serie A

Tre lojtarë të Paris Saint-Germain thuhet se i janë ofruar Napolit si pjesë e një marrëveshjeje me lojtar plus para për yllin e Partenopeit, Victor Osimhen.

Osimhen aktualisht është në stërvitje me Napolin në kampin e tyre parasezonal në Dimaro, megjithëse të hënën u stërvit individualisht në palestër për shkak të lodhjes muskulore.