Lojërat olimpike, dëshmi e aftësive teknologjike dhe inovative të Kinës

Mbajtja e Lojërave Olimpike Dimërore këtë vit, bëri që Kina të jetë vendi I   parë që organizon në të njëjtin qytet si Lojërat dimërore, ashtu edher ato verore. Lojërat Olimpike Verore të mbajtura  në 2008 –tën u shoqëruan asokohe me një jehonë të pashoqe, dhe ishin si një këmbanë që lajmëronte daljen e Kinës nga një dekadë izolimi dhe fillimin e një epoke të re edhe në kontekstin  global, por edhe në përceptimin ndërkombëtar në përgjithësi. Ngjarja e përbotshme sportive u konkretizua përmes një investimi të madh prej miliarda dollarësh nga qeveria kineze.  Përveç shfaqjes sportive  në qendër të gjithë organizimit, protagonist ishte edhe shfaqja e zhvillimit teknologjik të Kinës. Për të sfiduar vishtirësite klimaterike, u përdorën makineri për të krijuar
deborë artificiale në përmasa të mëdha. Tunele të reja u hapën  për t’u krijuar  hapsirën e nevojëshme hekurudhave të linjave të trenave të shpejtë. Këto lojëra ishin edhe hera e parë që vizitorët e huaj mundën të përdorin në masë monedhën e re dixhitale të Kinës.  Arritje të tilla si stafeta nënujore e pishtarit,  paisjet moderne  sportive, automjetet e reja me energji, lojerat e realitetit virtual , sistemi I kameras me qartësi ultra të lartë (ultra HD) në orbitë, sistem I cili lëviz më shpejt se  patinatorët që garojnë, ftohësit me dioksid karboni për të krijuar akull super të shpejtë, paisjet e radarit dhe stacionet e monitorimit të motit të cilat ofruan parashikime të sakta të motit në minutë dhe brenda 100 metrave , krijimi I dëborës artificiale duke ruajtur gjithë parametrat mjedisorë dhe mjaft arritje të tjera, shënuan shkallën e lartë inovative të Kinës, e cila po përdoret si referencë pozitive nga të gjithë  vlerësuesit objektivë të këtij realiteti impresionues. “Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit janë të paprecedenta përsa I përket aplikimit të shkencës dhe teknologjisë, me shpresën se këto mjete do të përdoren gjerësisht në të gjithë botën “ nënvizoi  në një nga prononcimet e vazhdueshme gjatë këtij eventi, Thomas Bach, president I Komitetit Olimpik  Ndërkombëtar.
Në përgjithësi , në rastet e mëparshme të Lojërave Olimpike si dimërore ashtu edhe verore, impiantet sportive dhe fshatrat olimpikë braktisen, ndërsa në Kinë, janë përdorur me efektivitet mjediset olimpike të vitit 2008, dhe vetëm një nga pesë impiantet me pistë akulli u ndërtua I ri nga e para.
Pas këtyre lojërave, komplekeset mund të strehojnë  më shumë se 2000 njerëz në të njëjtën kohë për të gjitha sportet në akull, duke përfshirë hokej mbi akull,patinazh artistic, etj.
Përdorimi I teknologjive të përparuara, ka qënë një mbështetje  për të realizuar një olimpiadë “green” , por do I shërbejë Kinës dhe siguron një përvojë me vlerë globale në zhvillimin ekonomik e social në të ardhmen. Realizimi impresionues I Lojërave Olimpike të Pekinit është arritur  krahas të tjerash  edhe mbi  implementimin e më shumë se 200 risive  shkencore e teknologjike, ku kanë dhënë një kontribut   më shumë se 10.000 studiues. Një armatë e tërë  intelektuale, që ka punuar  për një kohë të gjatë  në gjetjen e shtigjeve të reja për një Olimpiadë  “green” me karateristikat “sci-tech”.