Logjika “integriste”: Nuk është problem të bashkëpunosh me Gruevskin, është problem të bashkëpunosh me Albinin!

Albini foli vetëm 5 minuta, por disave ua futi frikën për 50 vite. Ende po mundohen të shkruajnë, u lodhën gjoja po na sqarojnë se me demek Albini nuk ka thënë asgjë, se kendej e andej. Më qesharakë janë kur na thonë se Albini nuk ka pse përzihet te ne. Sipas kësaj logjike sa qesharake, aq edhe të çmendur, nuk na qenka problem të bashkëpunosh me Nikollën, apo Hristijanin, por problem qenka me bashkëpunu vëllezërisht me Albinin e me Glaukun. Num qenka problem pse ke bashkëpunuar me Sashon e Gordanën, por problemi ma i madh qenka me bashkëpunu me VV-në. Çfarë logjike e mbrapshtë e atyre që çirreshin me Bashkim kombëtar, me ide të mëdha patriotike e folklorike. Sa afër që është fundi i kësaj logjike dhe praktike të mbrapshtë. (Enis Hoxha)