Lloga: Në burgje vuajnë njerëz të pafajshëm

“Kam bindjen se në burgje qëndrojnë njerëz të pafajshëm, por këtë do të duhet ta dëshmojmë në procese adekuate”, tha Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë në ClickPlus në TV21.

Këtë ai e tha për rastet e montuara, përfshirë edhe rastin “Alfa”.

Se si do të dëshmojnë se ata janë të pafajshëm, Lloga me përgjigje:

“Ne do të kërkojmë vlerësimin e një komisioni nga BE-ja që të dëshmojmë këtë. Janë më shumë se dy raste dhe për këtë tashmë ka komunikime zyrtare”, tha Lloga.