Lloga, Mexhiti, Aliu dhe Shukova për ministra – edhe sot debatohet në Kuvend

Në mesditë pritet të vazhdojë debati për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ministrat e rinj të propozuar, janë Krenar Lloga – ministër i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Kaja Shukova – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Pas zgjedhjes së ministrave të rinj, në rend dite do të jetë propozimi për shkakrimin e zëvendësministrave dhe emërimi i të rinjve./TV21