Për fat të keq ai vendosi që në vend që të punojë për qytetarët, krijoi terren pjellor nga Zajazi nga ku i do të lindin kuadro në prokurori dhe drejtës”, kështu deklaroi mandatari Hristijan Mickoski për të cilën i është përgjigjur ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Lloga tha se fati i Mickoksit që të bëhet kryeministër, nga viti 2010 ishte mes Zajazit dhe Reçicës së Vogël dhe shtoi se ndonjëherë edhe selia e VMRO-së ishte në këto vende.
“I nderuar mandatar,
Fati i juaj që të bëheni kryeministër që nga viti 2020 ishte midis Zajasit dhe Reçicës së Vogël, ndonjëherë edhe selia juaj ishte aty, prinë e ngrirë para gjykatës. Ndoshta edhe kishit të drejtë, por atëherë fati, sipas njerëzve tuaj, varej në ato koordinata.
I nderuar z. Mickoski,
Unë jam përgjegjës për Ministrinë e Drejtësisë që nga data 01.03.2023 dhe përgjegjësia ime është e kufizuar për shkak të faktit që të gjithë ata kuadro me të cilët ju po spininoni, janë të punësuar si pjesë e qeverisjes tuaj nga viti 2006 deri më 2017, disa nga “tefterçja” e Gordes, disa nga gjyqësori “svarovski” të cilin ju e ndërtuat për më shumë se një dekadë. Dhe në fund, sistemi gjyqësor ende nuk mund të ngrihet në këmbë për shkak të njeriut për të cilin ju shërbyet si Sekretar i përgjithshëm, respektivisht njeriut që ju zgjodhi të bëheni kryetar i VMRO-DPMNE. Edhe 1 miliard euro nga ai do t’ju vijë, dhe vizita e parë zyrtare do të jetë nga ana e kujdestarit të tij”, ka shkruar Lloga.




