Llapjani thotë se është i gatshëm t’i lë gruan e fëmijët e shkojë në Hagë në vend të Thaçit

Për dashurinë që ka ndaj tij, Arsim Bajrami nga fshati Gërdoc i Podujevës pothuajse çdo javë shkruan nga një poezi për të. Por, ka raste që kur shikon ndonjë video të Thaçit, lotët e tradhtojnë.

Ai është në gjendje të bëj gjithçka për ish-presidentin e Kosovës. Madje, thotë se nëse do t’i mundësohej, do të ishte i gatshëm t’i lë tre fëmijët dhe gruan e tij në Kosovë dhe të shkojë në Hagë, në vend të Thaçit.

“Për Thaçin, jom në gjendje me bo gjithçka. Me pasë mundësinë unë sot veten e kisha dërgu aty ku është Thaçi. Po shihet se Kosova ka shumë nevojë për to”, shprehet ndër të tjera ai.