Llabunishti, Podgorca dhe Boroveci pa rrymë elektrike për 31 orë!

Tre fshatrat e Strugës – Llabunishti, Podgorca dhe Boroveci kanë vazhduar të jenë pa energji elektrike.

Tashmë janë bërë 31 orë që kur banorët e këtyre fshatrave kanë mungesë të energjisë elektrike, ndërkaq natën e kanë kaluar në errësirë.

Banorët e kësaj ane kanë sqaruar se problemet me energjinë e elektrike paraqiten gjithmonë pasi ka reshje të shiut dhe të dëborës.

Dje nga MEPSO kanë njoftuar se dy largpërçues që furnizojnë me energji elektrike këtë rajon të vendit, kanë defekt për shkak të motit të ligë, por i njëjti është sanuar. Siguruan se është siguruar furnizim i pandërprerë i energjisë elektrike për Strugën, Ohrin, Dibrën dhe Resnjën, por këto fshatra kanë vazhduar të mbeten në errësirë, transmeton TV21.