Liverpooli pret të fitojë një bonus tjetër prej pesë milionësh nga Barcelona për Coutinhon

Liverpooli është në pritje dhe gati të fitojë edhe një bonus tjetër për shkak të marrëveshjes që e çoi Philippe Coutinho në Barcelonë në janar.

Shumë ekspertë dhe tifozë kishin pritur që braziliani të largohej nga Barcelona këtë verë.

Coutinho ishte në huazim në Bayern Munich sezonin e kaluar, por ai tani është pjesë e planeve të menaxherit Ronald Koeman.

Nëse Coutinho luan edhe 14 ndeshje të tjera për Barcën, Reds do të fitojnë një tjetër bonus.

Sipas mediumit The Mirror, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon Liverpooli do t’i fitojë edhe 4.4 milion funte apo rreth pesë milionë euro si pjesë e marrëveshjes së transferimit.

Ky do të ishte një injeksion i mirëpritur i parave të gatshme për Reds duke qenë se shumica e klubeve në Evropë po vuajnë financiarisht për shkak të COVID-19.