Liverpooli parakalon Unitedin në garën për transferimin e Raphinhas

Liverpooli thuhet se ka kaluar në krye të radhës për të nënshkruar me anësorin sulmues të Leeds Unitedit, Raphinha.

24-vjeçari fitoi shumë vlerësime pas sezonit të tij të parë në Ligën Premier me ekipin e sapo promovuar të drejtuar nga trajneri Marcelo Bielsa.

Ndeshjet e tij të mira dhe shkëlqimi bënë që dy klubet rivale, Manchester United dhe Manchester City të duan nënshkrimin e yllit krijues.

Sidoqoftë, mediumi britanik The Express tani raporton se Liverpooli ka shansin më të mirë për të nënshkruar me Raphinha për rreth 35 milionë euro.