Liverpooli fiton me rezultat të thellë ndaj Toulouses

Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 5-1 në rrethin e tretë të Ligës së Evropës kundër Toulouses.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Diogo Jotas, që u asistua prej Joe Gomez.

Por, mysafirët i barazuan shifrat me anë të Dallingas në minutën e 16-të, me Donnum që ishte asistuesi.

Liverpooli nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë me anë të Wataru Endos (30’), ndërsa Trent Alenxader-Arnold ishte asistuesi.

Pas katër minutave, Darwin Nunez shënoi për 3-1, me Cutis Jonez që bëri një asistim perfekt.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga The Reds, që ia dolën të realizonin edhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 65-të, Nunez nuk ia doli të shënonte në portën e zbrazët, duke goditur vetëm shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer shënoi Ryan Gravenberch.

Për të vulosur fitoren e Liverpoolit u përkujdes Mohamed Salah, që realizoi për 5-1 në minutën e 90+3-të.

Liverpooli është lider i Grupit E me nëntë pikë, Toulouse me katër, Lask me tri dhe Union SG me një sosh. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore